Ish kryeministri i Qeverisë së Kosovës në mërgim, Bujar Bukoshi, i pyetur nga gazeta Tema për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë, ka thënë se nuk do të dëshironte të ishte në pozitën e kryeministrit aktual, Albin Kurti, i cili po sillet sikur ta kishte në dorë fatin e Amerikës dhe të Bashkimit Evropian. Ishim ne që i luteshim bashkësisë ndërkombëtare të na hapte dyert, të na priste, të na dëgjonte që t’i shpjegonim se çka ishte puna e Kosovës dhe çfarë ishte projekti dhe vizioni ynë. Në vitet e 90 kur ne u përpoqëm t’i imponohemi me vetorganizimin tonë politik, kishim përballë një mur indiference, që të trishtonte dhe që u thye fal rezistencës sonë dhe natyrisht për shkak të krimeve të përgjakshme të Serbisë në Ballkan. Edhe sot më ndrydhë ai trishtim për pafuqinë tonë në atë kohë por më bën edhe krenar që i përballuam ato sfida. Tani është lehtë të sillesh kështu. Por është e rëndë dhe gabim që nuk falet t’ia bësh këtë një vendi, i cili është gjallë fal Perëndimit. Albin Kurti duhet të respektojë të shkuarën e Kosovës historinë e shtetformimit të saj dhe jo të sillet sikur Kosova është shtet i themeluar as dy vjet të plota më parë kur ka ardhur ai në pushtet.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …