Albin Kurti

BE-ja shprehet e zhgënjyer pasi Qeveria Kurti nuk dëgjoi këshillat e Brukselit, as të Amerikës për zgjatjen e afatit të targave

Bashkimi Evropian shprehet i zhgënjyer pasi  qeveria e Kosovës nuk dëgjoi këshillat e bllokut dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjatjen e afatit lidhur me  konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës. Në një komunikatë të BE-së, lidhur me këtë rast  thuhet se Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht targat e vjetra, por procesi duhet të zhvillohet në mënyrën e dakorduar,  në dialog dhe të zbatohet në mënyrë gjithëpërfshirëse,  konsultative”. Ndonëse vendimi është një hap në drejtimin e duhur, ai nuk është në përputhje me Marrëveshjet e Dialogut, të cilat janë të detyrueshme për të dyja palët. Marrëveshja e vitit 2016 parashikonte një proces të renditur dhe të përcaktuar qartë me një afat kohor 12 mujor për procesin e konvertimit i cili nuk është ndjekur. Kosova duhet të lejojë një periudhë më të gjatë tranzicioni. Kjo ka qenë këshilla e vazhdueshme e partnerëve më të afërt të Kosovës, përfshirë BE-në dhe Shtetet e Bashkuara. Është zhgënjyese të shohësh se nuk është ndjekur” këshilla, thuhet në komunikatën e Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …