Miratohet  Strategjia e Turizmit të Komunës së Ferizajt për vitet  2023-2027

Këtë të hënë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjen e dhjete të rregullt të kuvendit. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale. Fillimisht në këtë mbledhje drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, ka bërë propozim-vendimin për miratim të Strategjisë së Turizmit për vitin 2023-2027. Ai ka thënë se në këtë strategji kanë punuar një grup punues me muaj të tërë, ndërsa ka theksuar faktin se nga kjo strategji janë nxjerrë edhe mbi 50 projekte që do të realizohen gjatë viteve në vazhdim. Menjëherë pas fjalës së drejtorit Dërguti, kanë diskutuar edhe anëtaret Kuvendit, ku kanë dhënë edhe disa propozime shtesë që të inkorporohen në këtë strategji. Ndërsa më shumicë votash është aprovuar Strategjia e Turizmit të Komunës së Ferizajt për vitet 2023-2027. Ndërkaq drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka bërë propozimin-vendimin  për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronë, për pronën e paluajtshme për vitin 2023 si dhe ka prezantuar raportin financiar janar-shtator të këtij vitit. E nga ana tjetër drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani, para anëtarëve të KK-së  ka bërë propozim-vendimin për korrigjimin e emërtimit të shkollave profesionale në Ferizaj, ku edhe kjo Pikë e rendit të ditës është votuar me vota unanime. Në këtë mbledhje të Kuvendit të Komunës, drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka dhënë këto propozime: propozim-vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm i ngastrës kadastrale 492-3 Z.K Ferizaj së bashku me objektin afarist, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 690-3 Z.K Talinovc i Jerlive pronë e Komunës së Ferizajt, propozim-vendimin për anulimin e vendimit me nr.01 Nr.119 të datës 27 shtator 2022, propozim-vendimin për anulimin e pjesërishëm të vendimit me nr.01. Nr.98, të datës 09.09.2019, propozim vendimin për anulimin e vendimit nr.01.Nr 25 të datës 25.03.2021 si dhe  propozim-vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrës kadastrale 3148-0 Z.K Ferizaj pronë private me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 2769-0 Z.K. Ferizaj pronë e komunës. Në këtë mbledhje drejtorja e Financave, Kuvendi i propozoi venin  në konsultim me publikun Projekt-Rregullorja për Taksat Komunale. Drejtorja Ajeti-Sadiku, para anëtareve të Kuvendit ka bërë edhe propozim-vendimin për mbështetje financiare të fermerëve për projektin me kod 72365-Furnizimi me lopë qumështore të racës Simental nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …