Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale ditë më parë ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Kjo Zyre me anë të një parashtrese drejtuar gjykatësit të procedurës paraprake, ka thënë se ekziston rreziku i arratisjes, pengimit të procedurave dhe kryerjes së krimeve të tjera ndaj atyre personave që konsiderohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarë potencialë. Më 29 prill të këtij viti, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Prokuroria pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetisht.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …