Mbahet Mbledhja e VIII-të e Rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit

Mbledhja e Vlll-të e rregullt e Kuvendit të komunës së Deçanit u kryesua nga kryesuesi i Kuvendit, z.Hajdar Sutaj. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin anëtarët e kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së, zyrtarë komunal e qytetarë tjerë. Si rend dite ishin propozuar këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i Raportit financiar 6 (gjashtë) dhe 9 (nëntë) mujor;

  3. Marrja e vendimit për kryerjen e obligimeve ndaj Marrëveshjes së Komunës me Organizatën për Zhvillim Rural ( OZHR ) “Mëshqerra” – Prishtinë, participim në projektin e përbashkët nga lëmia e blegtorisë, në shumën 17, 600, 00 €;

  4. Formimi i Komisionit për përzgjedhjen e Drejtorëve / Zëvendësdrejtorëve të shkollave në Komunën e Deçanit;

  5. Njoftimi i Kryesuesve të Komisioneve të Kuvendit për punën e tyre ( Komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, parcela nr. 00429-0 Zk. Deçan, parcela nr. 01098-0 Zk. Dranoc, parcela nr 00736-0 Zk. Rastavicë, parcela nr 1256-0, nr. 1257 – 0 dhe nr 4690 – 0 Zk Deçan, Komisionit për trajtimin e qenve endacak dhe Njoftim nga Kryesuesit e Komisioneve dhe grupeve punuese për hartimin e akteve komunale );

  6. Të ndryshme ( Përgjigjet e Kryetarit të Komunës në pyetjet e anëtarëve të Kuvendit të cilat dorëzohen me shkrim në Sekretari të Kuvendit, së paku tri ditë para mbledhjes ).

Të gjitha pikat e kësaj mbledhje u shqyrtuan dhe miratuan, përveç pikës së 5-të e cila me propozim të z.Mon Selmonaj u largua nga rendi i ditës. Mbledhja e ardhshme e Kuvendit do të mbahet muajin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …