leoni

Qeveria e Kosovës vendos që nga sot të fillojë zbatimi i vendimit për riregjistrimin e makinave nga targa ilegale serbe me targa të Kosovës

Qeveria e Kosovës vendos që nga sot të fillojë zbatimi i vendimit për riregjistrimin e makinave nga targa ilegale serbe me targa të Kosovës

Qeveria e Kosovës mori vendim për zbatimin e vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe me targa të Kosovës: RKS, përkundër kërkesës së ndërkombëtarëve që ky vendim të shtyhet për dhjetë muaj. Vendimi nis së zbatuari më 1 nëntor në tri faza.

E para është qortimi i shoferëve që vozisin makina me targa të tilla;

E dyta është gjobë prej 150 eurosh për ata shoferë dhe;

E  treta janë targat provuese.

Zbatimi i këtij plani do të përfundojë më 21 prill, prej kur në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS, apo Republika e Kosovës. Përkundër presionit ndërkombëtarë, pra, kërkesë së SHBA-së dhe BE-së për shtyrje 10 muaj të vendimit, Qeveria, konsideron se ka vepruar në mënyrë  korrekte.

Kontrolloni gjithashtu

Gazmend Hoxha: Të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika kanë të kaluar kriminale dhe lidhje me ekstremizëm

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka zbuluar detaje të reja rreth hetimeve për …