Elisa Spiropali

Elisa Spiropali: Sali Berisha e Ilir Meta nuk mund të jenë e ardhmja e Shqipërisë, pasi të gjithë i dinë hajnitë që kanë bërë

Ministrja e shtetit, në Shqipëri, Elisa Spiropali iu ka përgjigjur akuzave të Sali Berishës, i cili e quajti vendin,  diktaturë. Zonja Spiropali tha se Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk mund të shihen si e ardhmja e Shqipërisë, pasi të gjithë i dinë bëmat që kanë bërë ndër vite. Spiropali e cilësoi Berishën hajn ndërkombëtar të shpallur nga SHBA dhe theksoi se më 12 nëntor, ai do braktiset. Mos keni asnjë dyshim që e njëjta gjë është në thelb. Këta vijnë me kollare dhe kostum por duan të kthejnë orën pas. Kohën e tyre që ka vdekur. Nuk më çudit fare që përdoret kjo foltore për të nxitur revolucionin. E thotë ai që mori peng revolucionin e studentëve. Ai që doli nga xhepi i atij që ishte president. Përvetësoj revolucionin. Dashka të bëjnë revolucion Haxhiu dhe bashkë me atë Qamilin.  Kështu e kanë politikën këta, me të blerë e të shitur. Siç bënë në  vitin 2005, bandat, terroristët dhe më pas në qeveri të jap dorën. Kjo është politika e këtyre, tha ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …