Edi Rama: Nga raporti i CIA-s del që PD-ja është financuar nga paratë ruse për të rrëzuar qeverinë dhe për të fituar zgjedhjet

Edi Rama: Nga raporti i CIA-s del që PD-ja është financuar nga paratë ruse për të rrëzuar qeverinë dhe për të fituar zgjedhjet

Kryeministri Edi Rama gjatë  takimit në bashkinë e Kolonjës ku u  fol për rezultatet e prekshme të punës atje dhe për sfidat e kësaj epoke të re kërcënimi për botën ku jetojmë, ka deklaruar se  nga raporti i CIA-s del që PD është financuar nga paratë ruse për të rrëzuar qeverinë dhe për të fituar zgjedhjet. Duke folur për situatën e vështirë që është krijuar për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Rama tha “ne kemi përballë një aleancë politike e cila është në shërbim të parave ruse, Kur ne dolëm dhe thamë disa kohë përpara se PD u financua nga paratë ruse për të rrëzuar qeverinë tonë në zgjedhjet e shkuara, shumëkush filloi të përqeshte, ndërkohë që të tjerë që ju i ndiqni për fat të keq nëpër klubet e mbrëmjeve të komenteve dhe TV, së bashku me ata që morën këto para, thanë se kjo është një sajesë e Edi Ramës dhe Sorosit. Mirëpo ç’na doli? Na doli nga raporti i CIA-s, se PD është financuar nga paratë ruse për të rrëzuar qeverinë tonë dhe për të fituar zgjedhjet, ka saktësuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …