Banka Kombëtare e Zvicrës njoftoi një humbje prej 142 miliardë frangash zvicerane në nëntë muajt e vitit për shkak të luhatjeve të larta në tregjet valutore, transmeton Anadolu Agency. Në deklaratën e bërë nga SNB, thuhet se banka ka shënuar një humbje prej 142,4 miliardë frangash zvicerane në periudhën janar-shtator për shkak të luhatjeve të larta në tregjet e arit, valutës dhe kapitalit. Vlen të përmendet se humbja në fjalë ishte më e madhja në historinë 115-vjeçare të SNB-së. Humbja totale e SNB-së, e cila kohët e fundit ka rritur normat e interesit për të luftuar inflacionin, ishte 141 miliardë franga zvicerane në 9 muaj për shkak të zhvlerësimit të obligacioneve dhe aksioneve që bleu dhe 1 miliardë franga zvicerane nga pozicioni i arit dhe humbjet në pozicionet në valutë të huaj. Ekspertët deklaruan se vazhdimi i humbjeve të mëdha mund të shkrijë kapitalin e SNB-së, i cili ishte 204 miliardë franga zvicerane në fund të vitit 2021.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …