Haki Shatri: Shkaku i inflacionit, afro 20 për qind, bën që vlera e këtij buxheti të jetë 600 milionë euro më pak

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, ka thënë se buxheti i parashikuar për vitin e ardhshëm në vlerë prej 3.2 miliardë euro, ka më me pak vlerë sesa ai i vitit paraprak. Sipas tij, kjo rritje ka ardhur si rezultat i rritjeve të çmimit të produkteve gjatë këtij viti. Shatri ka thënë se shkaku i inflacionit që llogaritet të jetë afro 20 për qind, i bie që vlera e këtij buxheti është 600 milionë euro më pak. Duke folur për këtë buxhet, ai ka thënë se nëse analizohet më mirë, i bie që buxheti ka rënë për 100 milionë euro. Kur ka ndodhur që buxheti i vitit që vjen të jetë  më i ulët sesa buxheti i vitit paraprak. Këto deklaratat pompoze për rritje, janë gjëra normale që ndodhin ndryshime në shifra, por ndryshimi në shifra këtë vit ndryshon në përmbajtje, në vlerë. Shifrat minimale që janë numra thatë, vërtetë mund të jenë 3.2 miliardë aq sa është deklaruar Qeveria, por ajo çka mund të flasim në këtë moment, në bazë të informatave që i kemi marrë nga Qeveria, flitet për një buxhet 3.2 miliardë, që është një rritje krahasuar me buxhetin 2.7 miliardë sa ka qenë vitin që po e lëmë pas, pra kjo është në numra”, ka thënë Shatri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …