Kadri Veseli

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale ka kërkuar që të akuzuarit, Kadri Veseli t’i vazhdohet paraburgimi

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale ka kërkuar që ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli t’i vazhdohet paraburgimi. Kërkesa i është drejtuar gjykatësit të procedurës paraprake, Nicolas Guiju, me arsyetimin se  gjoja ekziston rreziku i arratisjes, pengimit të procedurave dhe kryerjes së krimeve tjera. Në shkresën e ZPS-së është thënë se gjykatësi i procedurës paraprake dhe Gjykata e Apelit kanë konstatuar në disa raste se paraburgimi i Veselit ishte merituar sipas rrethanave. “Që nga vendimi më i fundit, më 26 shtator 2022, nuk ka pasur ndonjë rrethanë ndryshimi që do të sugjeronte një përcaktim tjetër dhe Veseli nuk bën asnjë parashtresë me argumentin se paraburgimi nuk është më i garantuar”,  është thënë në parashtresën e prokurorisë duke nënvizuar se  Kadri Veseli vazhdon të përmbushë rrezikun e aplikueshëm të arratisjes.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …