Grupi Parlamentar i PD, i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, ka kërkuar të dalë me kandidatët e tyre në zgjedhjet lokale duke mos ju bashkuar grupit të Berishës. Në një deklaratë për mediat PD bën të ditur se marrëvjeshja mes palëve nuk u arrit pasi nuk mund të pranohet statuti i 11 dhjetorit, ku Berisha rrjedhimisht njihet si kryetar i PD-së. Mes të tjerash bëhet me dije se Grupi Parlamentar ka kërkuar që të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për t’i hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore. Riujtojmë se i mandatuar nga grupi i Alibeajt për të vijuar bisedimet ishte Gazmend Bardhi, ndërsa nga pala tjetër Edi Paloka.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …