Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, nuk ka përjashtuar barrikadat e reja për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat ilegale, duke thënë se barrikadat e 31 korrikut kishin karakter mbrojtës. Ai shtoi se probleme s’do të krijojnë deri kur të shqiptohet gjoba e parë, pas dhënies së qortimeve. Nuk do të ketë incidente apo probleme nga ana jonë, derisa të shqiptohet gjoba e parë, e cila sipas njoftimeve të Prishtinës mund të ndodhë më 21 nëntor. Por do të shohim se cili është realiteti në terren”, tha ai për RTS. Ajo që mund të presim është dhënia e paralajmërimeve, por edhe gjoba. Shpresojmë që në këto tri javë bashkësia ndërkombëtare do të bëjë presion shtesë mbi Prishtinën dhe do të ulë tensionet. Jemi dëshmitarë të këmbënguljes së Albin Kurtit për të vazhduar me zbatimin e këtij vendimi”, tha Radojeviq.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …