Boris Xhonson

Ish-kryeministri i Britanisë së madhe, Boris Xhonson, ka krahasuar kryetarin rus Vladimir Putin me Sllobodan Millosheviqin

Ish-kryeministri i Britanisë së madhe, Boris Xhonson  ka krahasuar kryetarin rus Vladimir Putin me  Sllobodan Millosheviqin. Ai tha se Putin ka gabuar në  kur vendosi të sulmojë Ukrainën. Të gjithë ne në qeverinë britanike kemi lexuar esenë e tij për Ukrainën, që e publikoi verën e kaluar. Ai në mënyrë thelbësore e vlerësoi gabimisht Ukrainën. Ishte sikur të lexonit për Sllobodan Millosheviqin që fliste për Kosovën. Millosheviqi mendonte që Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë së madhe dhe atdheu shpirtëror i kombit serb. Mendoj që Putini mendon njëjtë për Kievin dhe origjinën e besimit ortodoks”, theksoi ish-kryeministri britanik. Është një gabim total. Ukrainë është një kulturë evropiane e lirë dhe e pavarur me identitetin e saj, me ambiciet dhe fatin e saj. Ai bëri një gabim thelbësor”, tha për fund Boris Xhonson.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …