Safete Hadergjonaj

Hadergjonaj: Edhe 17 vjet pas luftës ka varreza që nuk janë ndërtuar, por disa memoriale po shkatërrohen nga mosmirëmbajtja

Deputetja e PDK-së, Safete Hadergjonaj gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2015,  ka deklaruar  se 17 vjet pas luftës ka varreza që nuk janë ndërtuar dhe sipas saj, memorialet që janë ndërtuar po shkatërrohen nga mosmirëmbajtja. Grupi parlamentar i PDK-së e ka shqyrtuar këtë raport ka dhënë ka ardhur në përfundim që të përkrahën komisionet jofunksionale dhe të miratohet ky raport. “Nëse shikohet numri i të punësuarve që janë 11, nuk i plotëson kushtet të jetë as departament, me një strukturë të tillë të punësuarve, pasi është e pamundur të arrihen objektivat. “Kompetencat që i ka ky agjencion dhe qëllimi për të cilën është krijuar nuk është realizuar. 17 vite pas luftës ka varreza që nuk janë ndërtuar. Memorialet që janë ndërtuar po shkatërrohen nga mosmirëmbajtja. Dhe shtrohet pyetja pse kemi krijuar këtë Agjencion të pavarur? Nëse agjencioni mbetët kështu, atëherë ky institucion kot është themeluar”, ka thënë Hadërgjonaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …