Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se buxheti për vitin 2023 nuk e parasheh zbatimin e Ligjit të pagave, as rritjen e pensioneve. Në kohën kur Kosova po përballet me inflacion, Qeveria e Kosovës ka propozuar buxhetin, sikur thotë ajo më të madh në histori dhe në të nuk përfshinë rritje të pensioneve. Nuk ka paraparë as kosto për zbatimin e Ligjit të pagave, nuk ka paraparë as indeksim të pensioneve dhe pagave për normën e inflacionit, i cili është 12.7 për qind dhe për shportën bazë të blerësit kalon rritja mbi 50 për qind. Partia në pushtet dhe komplet Qeveria janë kurthuar në temën e targave. Kanë shndërruar dialogun me Serbinë në temë qendrore. Konfrontimin me Amerikën dhe me Brukselin e kanë bërë politikë ditore. Qeveria nuk ka asnjë zgjidhje për ekonomi, për arsim, as për shëndetësi, ka saktësuar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …