Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, koordinator për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, ka pritur në ambientet e Kuvendit, mërgimtarin, Mentor Shehu së bashku me familjen e tij, i cili jeton dhe punon në Bon të Gjermanisë. Kisha nderin dhe kënaqësinë që në Kuvendin e Republikës së Kosovës të mirëpres Mentor Shehun së bashku me familjen e tij, mërgimtar i suksesshëm i cili jeton dhe punon në Bon të Gjermanisë. I njoftova me hapësirat e Kuvendit dhe me punën e angazhimin si deputet, në përfaqësimin dhe përkrahjen e interesave të qytetarëve dhe në veçanti të interesave të Mërgatës, krijimit të hapësirave dhe mundësive për të investuar kapitalin intelektual dhe ekonomik, në të mirë të zhvillimit të vendit dhe krijimit të vendeve të reja të punës, ka thënë Elmi Reçica.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …