Komiteti për Politikë dhe Financa në Malishevë mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt. Mbledhjen e udhëhoqi, kryesuesi, Argjend Thaçi dhe nga anëtarët e KPF-së pas një diskutimi, hyjnë edhe dy pika në rend të punës së këtij takimi, të cilat u rekomanduan për mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Malishevës e cila do të mbahet brenda muajit nëntor. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit nr.041965 datë: 14. 10.2022 i të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën Janar-Shtator 2022. Shqyrtimi i Raportit te performances për vitin 2021. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës së Komisionit Komunal të Aksionarëve për ndërmarrjen publike “EKO-Regjioni” SH.A Prizren, njësia në Malishevë. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Komitetit për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe persona me aftësi te veçanta për vitin 2022. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.0l/1742 datë: 1.10.2022 e parashtruar nga Bashkësia Islame në Malisheve, për vazhdimin dhe plotësimin e kontratës për shërbime të varrimit. Plani i punës se Komitetit për Bujqësi dhe Plani i punës së Komitetit. për Barazi gjinore, janë miratuar gjitha planet e komitetev . Raporti i të hyrave dhe shpenzimeve- kërkesa e Bashkësisë Islame- raporti i Performances janë rekomandua për kuvend, janë shqyrtuar edhe kërkesat e qytetarëve.