leoni

Gruan, që është rrahur nga infermieret në një qendër kujdesi në Pejë, familja do ta tërheqë nga kjo qendër

Dhëndri i së moshuarës që është rrahur nga infermieret në një qendër kujdesi në Pejë, ka thënë se familja do ta tërheqë atë nga kjo qendër. Viktima vuan nga sëmundja e Alzheimerit dhe se është dërguar në këtë qendër për kujdes dhe për siguri. Familjari i viktimës thotë se rasti ka ndodhur para disa ditësh dhe se ajo sot nuk kujton asgjë. Sipas dhëndrit, çmimi mujor që është paguar në qendrën “Orenda” në Pejë është 650 euro. Ai ka konfirmuar se zonja që u torturua në qendrën e kujdesit të të moshuarve është nëna e një dëshmori, që ka rënë17 vjeçar në luftën e UÇK-së. E moshuara ka dy fëmijë të tjerë, njërin jashtë vendit dhe një grua e cila është në gjendje jo të mirë emocionale, Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy vajza, pasi në rrjetet sociale u shpërndanë pamjet, ku një grua në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë torturohet e rrahet nga një infermiere, derisa dikush afër saj qesh dhe e incizon.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …