Besnik Bislimi

Besnik Bislimi, ka folur për propozimin franko-gjerman lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës e Serbisë

Zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi një ditë më parë ka folur për propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa bëri të ditur se kryeministri Albin Kurti propozimet e palës kosovare pritet t’ua prezantojë më 3 nëntor kancelarit gjerman, Olaf Sholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. Besnik Bislimi thotë se Kosova i ka bërë tashmë propozimet e veta në lidhje me të dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’ua transmetojë ato krerëve të Gjermanisë dhe Francës, në Berlin, më 3 nëntor. “Ata që janë inkuadruar në debatin për planin franko-gjerman apo gjermano -francez, elementi i parë që e dinë është që ka pasur një dakordim që për elementet e planit të mos flitet publikisht, në mënyrë që palët të mund të kontribuojnë tutje në avancimin e kësaj ideje. Sotkryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë në Berlin, ku do të nënshkruhen tri marrëveshje të rëndësishme në Procesin e Berlinit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …