leoni

Hashim Thaci

Një kthesë pozitive për krerët e UÇK-së në Hagë, dëshmojnë për Thaçin: Wesley Clark, Bernard Kouchner, William Walker

Avokati i  Hashim  Thaçit, Gregory Keohe, ka bërë të ditur se Wesley Clark, Bernard Kouchner, William Walker janë vetëm tre nga disa auroritete të larta botërore  që do të dëshmojnë pro ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi  në Gjykatën Speciale. Në Hagë. Përveç  tre të përmendurve, si dëshmitarë të mbrojtjes janë edhe Stive Bennet, Xhok Covey, Mihael Durke dhe Dan Everts. Gregory Keohe ka thënë se të gjithë këta dëshmitarë janë në moshë të shtyrë, andaj ka kërkuar nga gjyqtari i procedurës paraprake të marrë masa për marrjen në pyetje të tyre qysh tani, dhe depozitimin e dëshmive të tyre. Në bazë të rregullës 99, avokati i Hashim Thaçitnjofton për qëllimin e saj për të kërkuar që gjyqtari paraprak të marrë ‘masat e nevojshme’ për të ‘marrë’, ‘shqyrtuar’ dhe ‘testuar’ dëshmitë nga 9 dëshmitarët ndërkombëtarë, provat e të cilëve janë vendimtare për çështjen e mbrojtjes dhe mund të mos jenë të disponueshme më pas në gjyq”, ka thënë Keohe në parashtresë.  Këta 9 dëshmitarë janë në moshë të shtyrë – nga 77 deri në 88 vjeç dhe me shkallë të ndryshme shëndetësore. Rrjedhimisht, ekziston një rrezik shumë real që provat e tyre ‘mund të mos jenë të disponueshme më pas në gjykim’ ose të paktën deri në momentin që prokuroria të mbyllë çështjen e saj dhe fillon çështja e mbrojtjes. Prandaj, në bazë të rregullës 99, ekziston nevoja për një mundësi unike hetimore,  sikur  përcaktohet për secilin prej këtyre 9 dëshmitarëve, për të siguruar ruajtjen e provave të tyre përpara se të fillojë gjykimi”, është thënë në parashtresën e avokatit të  Thaçit, Gregory Keohe.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti përshëndet njohjen e pasaportave nga Armenia, pavarësisht mungesës së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet

Armenia ka njohur zyrtarisht pasaportat e Kosovës.  Kurti theksoi se ky është një hap i …