Kryetari Latifi, përshëndeti fillimin e punimeve të shtëpisë për njërin nga përfituesit nga fshati Xërxë

I shoqëruar nga shefi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Lendrit Qeli, sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përshëndeti fillimin e punimeve të shtëpisë për njërin nga përfituesit, Shaban Shalën nga fshati Xërxë. Në kuadër të mbështetjes me material ndërtimor për familjet në nevojë nga komunitetet  jo-shumicë, janë pesë familje përfituese (ndërtimi për dy shtëpi 60 metra katror  dhe tre renovime), si rezultat i bashkëpunimit mes organizatës OJQ- “ZËRI I ROMËVE, ASHKALINJËVE DHE EGJIPTIANËVE”  me participim prej  (40% ) dhe Zyrës për Komunitete dhe Kthim (60%).

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …