Albin Kurti

Albin Kurti: Opsionet, modelet që po prezantohen kohëve të fundit për dialogun Kosovë-Serbi, padyshim që janë avancim

Kryeministri, Kurti, i cili po merr pjesë në Samitin e Berlinit në një deklaratë për mediat atje ka thënë se opsionet që po prezantohen kohëve të fundit për dialogun Kosovë-Serbi, padyshim që janë avancim. Opsionet, modelet, idetë që po prezantohen kohëve të fundit padyshim që janë avancim meqenëse bëhet fjalë për koncepte e nocione universale. Besoj që kjo është shumë e mirë për marrëveshjen e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë që për bindjen tonë duhet të jetë finale, normalizim të plotë, ligjërisht e obligueshme dhe ta ketë njohjen reciproke në qendër”, ka thënë Kurti. Ai ka shtuar se Kosovës dhe Serbisë nuk i duhen zgjidhje super të veçanta të problemeve por një marrëveshje me kornizë të përgjithshme që bazohet në vlerat evropiane.  “Është herët të themi tani se çfarë do të përmbajë ajo në fund. Ka një lëvizje të duhur nga të ashtuquajturat marrëveshje për zgjidhje të problemeve të posaçme që shndërrohen në solucione ‘sui generis’ me hollësi të panumërta, që i nënshtrohen interpretimeve të panumërta e shpesh herë edhe moskuptimeve e keqinterpretimeve, tek një marrëveshje që është e bazuar te vlerat evropiane. Për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nuk na duhen zgjidhje super të veçanta të problemeve, por na nevojitej një marrëveshje me kornizë të përgjithshme që bazohet në vlerat evropiane”, u shpreh Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …