Këshilli për Mbrojtjen dhe Lirinë e të Drejtave të Njeriut ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, lidhur me informatat për propozimin franko – gjerman për arritje të një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë. “Në mungesë të informatave për propozimin franko – gjerman për arritje të një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, qytetarët e Kosovës po informohen nga burime tjera e që, në raste të caktuara, mund të jenë edhe dezinformata. Ata që e kanë detyrim ligjor t’i informojnë qytetarët e Kosovës e që janë edhe votues, në vend të informatave po iu ofrojnë një terr absolut iinformativ, i paprecedentë për një shtet dhe shoqëri demokratike që transparencën dhe llogaridhënien përveç se e kanë detyrim, në të njëjtën kohë duhet ta konsiderojnë si vlerë të shtuar të demokracisë”, thuhet në reagimin e tyre. KMDLNj ka theksuar se as kryeministri Kurti, as presidentja Osmani nuk e dhanë asnjë informatë për këtë propozim sikur të bëhet fjalë për një ngjarje në Afrikë apo Mongoli e jo për një çështje jetike për Kosovën. KMDLNj thekson se, vetmjaftueshmëria dhe bunkerizimi i kryeministrit Kurti për të mos ndarë informatat me qytetarët e Kosovës është një sinjal se po luhen lojëra aspak korrekte rreth dhe për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …