leoni

Përkujtohen dëshmorët që ranë në Grykën e Llapit, më 26 maj të vitit 1999

Përkujtohen dëshmorët që ranë në Grykën e Llapit, më 26 maj të vitit 1999

17 vite më parë në luftimet e rrepta që u zhvilluan në Grykën e Llapit e në mbrojtje të popullatës ranë  dëshmorët :  Mentor Retkoceri, Avdyl Nimani, Abit Sinani, Hasan Jashari, Ahmet Shabani, Milaim Qerimi, Ilaz Selimi dhe Musë Qerimi

Më 26 maj 1999, në Grykën e Llapit,  forcat serbe kishin ndërmarrë një ofensivë të ashpër në shumë drejtime, në mënyrë që ta detyrojnë të dorëzohet atë pjesë të popullatës, e cila kishte mbetur nëpër malet e Grykës së Llapit. Forcat ushtarake e policore serbe sulmojnë nga të gjitha anët, si nga Tashefci, Sllatina, Uglari, Tërnavica, Murgulla, Zhitia, Sylevica, Breca, Pollata, Repa, Metehia dhe nga Shala e Bajgorës. Në këto anë u zhvilluan  luftime të rrepta në mes të UÇK – së dhe njësiteve ushtarako – policore dhe paramilitare serbe. Gjatë asaj kohe ushtarët e UÇK-së ishin të palëkundur nga pozicionet e tyre. Në luftime e sipër bien heroikisht disa dëshmor të UÇK-së. Kështu në  fshatin Sylevicë bie dëshmor Mentor Retkoceri, në fshatin Reçicë  në mbrojtje të popullatës ra dëshmori Avdyl Nimani, në në fshatin Zhiti te vendi i quajtur “Përroi i qershisë” ranë dëshmorët Abit Sinani, Ahmet Shabani dhe Hasan Jashari,ndërkaq  derisa ishin duke qëndruar të palëkundur në pozicionet e UÇK –së, në fshatin Repë, te vendi i quajtur “Llaze” te “Bregu i Lamës”, bien dëshmorët Milaim Qerimi, Ilaz Selimi dhe Musë Qerimi.

Në nderim të këtyre dëshmorëve edhe në këtë përvjetor tek vendet e rënies dhe tek varrezat e tyre do të mbahen homazhe dhe vendosen kurora lulesh si dhe do të evokohen kujtime nga familjarët,shokët e luftës dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga UÇK-së.(M.K.)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …