Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas suspendimit të drejtorit të policisë në veri, Nenad Gjuriq, ka caktuar për të shtunën një takim urgjent për të gjithë përfaqësuesit të institucioneve të Kosovës në veri të Kosovës, ku do të propozojë që të gjithë serbët të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, duke filluar nga ai personalisht. “Duke pasë parasysh vendimin e fundit të turpshëm, të paligjshëm dhe antiserb të Prishtinës, me të cilin është suspenduar drejtori i Drejtorisë Rajonale në Veri, z. Nenad Gjuriq, për shkak se ka refuzuar të paralajmërojë bashkëqytetarët e tij se kanë targa legale KM, vendim që dje u mirëprit nga kryesia e Listës Serbe dhe të gjithë kryetarët e komunave nga veriu dhe e përkrahën. Dua të njoftoj opinionin se për të shtunën kam caktuar një takim urgjent të të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës në veri të Kosovës dhe Metohisë ku do t’u propozoj që të gjithë serbët të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, duke filluar nga unë personalisht, por edhe nga vetëqeverisja lokale, nga prokuroria, nga gjykata, nga policia dhe nga të gjitha autoritetet tjera”, tha Rakiq një deklaratë për mediat.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …