Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka reaguar në lidhje me operimin e presidentes Vjosa Osmani në një spital privat. Ai ka thënë se është për keqardhje mosbesimi i madh që koalicioni qeverisës po tregon ndaj institucioneve publike shëndetësore. Qindra dhe mijëra qytetarë të Kosovës marrin shërbime shëndetësore çdo ditë në institucionet publike. Rrjedhimisht, fuqizimi dhe mbështetja e tyre duhet të jetë prioritet për secilin zyrtar dhe secilën qeverisje të vendit. Sot, është për keqardhje mosbesimi i madh që ky koalicion qeverisës po tregon ndaj institucioneve publike shëndetësore, siç është rasti i operimit të presidentes në një klinikë private. Për më tepër, neglizhenca ndaj sektorit të shëndetësisë prej kësaj qeverie, është edhe më shqetësues. Brenda pak muajve po e presim ministrin e tretë të Shëndetësisë, ndërkaq, po bëhen tashmë një muaj që kur ky sektor është pa ministër. Shëndetësia nuk ndreqet me konferenca për media e as me vizita në shërbim të PR-it personal, por vetëm me investime konkrete, të cilat, fatkeqësisht, ende nuk po i shohim askund. Shërim të shpejtë, presidente!”, ka shkruar Ismaili.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …