Avokati i Hashim Thaçit, Gregori Keohe, ka bërë me dije se Zyra është duke u thënë disa personave që po i interviston se janë aty të pranishëm në cilësinë e “të dyshuarve”. Ai ka thënë se kjo praktikë është aplikuar më së shpeshti te ish-pjesëtarët e UÇK-së që janë thirrur për intervistim. “Mbrojtja thekson se prokuroria ka adoptuar një praktikë të këshillimit të disa personave që i intervistuan se ishin të pranishëm në cilësinë e të dyshuarit, ka thënë ai në një parashtresë të dorëzuar në Gjykatës Speciale. Kjo praktikë e Prokurorisë është e dëmshme për Mbrojtjen dhe ka rezultuar në presion të konsiderueshëm psikologjik ndaj atyre që janë caktuar si të dyshuar. Në veçanti, rezultati është se personat e caktuar si të dyshuar nga Prokuroria nuk janë të gatshëm të dëshmojnë në emër të Mbrojtjes, apo edhe ndonjëherë të flasin me mbrojtjen, pasi ata janë të shqetësuar nga pasiguria e rrethanave të tyre. Ky është një problem i drejtësisë themelore për ata që janë caktuar si të dyshuar, të cilët mbahen në një gjendje pasigurie të përhershme ndërkohë që Prokuroria vazhdon hetimet e saj pafundësisht. Më tej, pasi që Prokuroria ka marrë një qasje e gjerë ndaj atyre që intervistoi si ‘të dyshuar’, hetimet e Mbrojtjes janë penguar ndjeshëm ka thënë avokati. Gregori Keohe.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …