Nesër më 5 nëntor 2022, (ditë e shtunë) në orën 12:00, në ambientet e Shtëpisë së Kulturës së Komunës së Skenderajt, do të shfaqet filmi dokumentar, kushtuar luftëtarit sypatrembur të Kopiliqit, Sejdi Fazli Shala. Filmi i realizuar nga Televizioni Dielli shfaqet në 24-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit, Sejdi Fazli Shala i cili ka një biografi shumë të pasur të rezistencës, në tërë vitet 90-të e deri në rënien e tij heroike, 24 vjet më parë.