leoni

Në fshatin Polac të Skenderajt është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në nderim të të rënëve dëshmorë, martirëve dhe civilëve

Në fshatin Polac të Skenderajt është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në nderim të të rënëve dëshmorë, martirëve dhe civilëve

Në fshatin Polac  të Skenderajt është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në nderim të të rënëve dëshmorë, martirë dhe civilë, të cilët janë vrarë gjatë luftës çlirimtare, nga policia dhe ushtria serbe. Në këtë manifestim kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, drejtorë komunalë, drejtori i Agjencionit për Menaxhimin e Memorialeve të Kosovës, Bislim Zogaj, ministri i FSK-së, Armend Mehaj, përfaqësues të familjes Jashari, familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së, bashkëluftëtarë, familjarë, pjesëtarë të FSK-së, qytetarë dhe të ftuar të tjerë. Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Nura ka thënë se falë gjakut dhe sakrificës së dëshmorëve, sot jemi të lirë dhe të pavarur. Ai ka shtuar se është në përgjegjësinë e institucioneve që të mirëmbahet kompleksi memorial në Polac, në mënyrë që homazhet e familjarëve të bëhen në kushte më të mira. Pas disa recitaleve nga nxënësit e shkollës së Polacit, është bërë zbulimi i pllakës ku janë emrat e 86 të vrarëve të luftës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: Seanca mund të sjellë “gjithçka dhe asgjë”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është shprehur skeptike lidhur me përfundimin e …