Ka filluar shtresimi me asfalt në poligonin sportiv që nisi para pak ditësh në Lagjen Osaj në Klinë të Epërme të komunës së Skenderajt

Ka filluar shtresimi me asfalt në poligonin sportiv që nisi para pak ditësh në Lagjen Osaj në Klinë të Epërme të komunës së Skenderajt, ndërkohë që si projekt ka hyrë në fazën përfundimtare, për të qenë shpejt i gatshëm për lojëra dhe rekreacion për fëmijët dhe nxënësit e këtij fshati. Për të parë fillimin e procesit të asfaltimit të poligonit, në vend-punishte kanë dal kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj. Kryetari Nura me këtë rast është përshëndetur dhe ka bashkëbiseduar me banorët vendës dhe me fëmijët, të cilët tashmë po u krijohen kushtet për zhvillim të aktiviteteve sportive. I pari i Skenderajt ka njoftuar se brenda pak ditësh do të jetë në dispozicion edhe shtegu i biçiklistëve në gjatë prej 600 metrave, i cili synon të krijojë kushte për dashamirët e çiklizmit.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …