Rusia ka paralajmëruar se Britania e Madhe është e përfshirë në luftën e Ukrainës, dhe e akuzoi atë për një sulm kundër luftanijeve të Rusisë. Diplomati rus Andrei Kelin ka pohuar se ka prova, që Marina Mbretërore britanike drejtoi një sulm me dron në portin e Sevastopolit në Krime, e cili është streha e flotës së saj në Detin e Zi. Ai paralajmëroi se rrezikon një përshkallëzim të rrezikshëm të krizës dhe tha se ia kishte kaluar provën homologut të tij në Mbretërinë e Bashkuar, duke pretenduar se do të publikohet së shpejti. Ambasadori rus në Britaninë e Madhe paralajmëroi se situata po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme pasi ai pretendoi se Mbretëria e Bashkuar “është shumë e përfshirë në këtë konflikt”.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për ndërtimin e Fabrikës së municionit dhe zhvillimin e dronëve
Kryeministri Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur për Ditën e Forcës së …