Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Me propozimin franko – gjerman nuk cenohet shtetësia e Kosovës dhe hiqet bllokada për njohje e 5 vendeve të BE-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se me draft propozimin franko – gjerman nuk cenohet shtetësia e Kosovës, por hiqet bllokada për njohjen edhe nga pesë vendet e BE-së dhe anëtarësimin në NATO. Ai tha se me këtë draft dokument parashihet rregullimi i marrëdhënieve në mes dy shteteve të pavarura, duke saktësuar  se çështja e të zhdukurve është e paraparë në këtë draft, por është në nivel të drejtësisë e jo të kërkim faljes. Kosova pa pengesa të fqinjëve i kryen të gjitha proceset e anëtarësimeve në mekanizma ndërkombëtar si vend i njohur dhe mbetet vetëm çështja e marrëdhënieve bilaterale me Serbinë, që në të ardhmen më shumë do t’i konvenonte asaj se sa Kosovës. Ne kemi shpresuar që do ta kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe kam shpresuar që do të shkojmë në Uashington për ta nënshkruar, por dobësitë e përfaqësuesve tanë për ta përfaqësuar vendin tonë si duhet, kanë bërë që amerikanët si duket na kanë zbrit pak në trajtim, na kanë dërguar në nivele tjetra për shkak të gabimeve të Kurtit e Osmanit”, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …