Sot janë bërë gjashtë vjet nga vdekja e mistershme e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Edhe për këtë përvjetor do të mbahen homazhe të varri i tij. Për këtë rast do të mbahen edhe dy diskutime, njëra në orën 14.00 në Prishtinë, në Hollin e Bibliotekës Kombëtare “Përjetimet me Astritin si aktivist i Lëvizjes, student, shok dhe familjar i përkushtuar” dhe tjetra në Pejë në orën 17, “Aktiviteti i Astrit Deharit në qendrën e Pejës, përvojat e bashkëpunëtorëve dhe aktivistëve me të”, në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë. Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit do të dhurohet edhe gjak në Selinë e Vetëvendosjes në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …