Enver Hoxhaj: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë heronj të gjallë të Kosovës sinonim të lirisë dhe pavarësisë

Dy vjet nga dita e arrestimit të krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi

Sot u bënë dy vjet  prej arrestimit të krerëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi nga Gjykata Speciale  kundër UÇK-së. Edhe pse kanë kaluar plot dy vjet,  ende nuk ka  filluar gjykimi kundër katër krerëve të UÇK-së, të cilët përballen me akuza për krime lufte. Për dy vite me radhë gjykatësi paraprak i Procedurës  penale kundër tyre,  ua ka refuzuar  çdo kërkesë për lirim  nga  paraburgimi. Përveç gjyqtarit paraprak, francezir Nicolas Guillou njëjtë kanë vepruar edhe instancat tjera gjyqësore  në kuadër të  Gjykatës Speciale. Ky proces, nga avokatët deri tash është cilësuar si i tejzgjatur dhe me shumë kontradikta që nuk janë parë asnjëherë tjetër në një tribunal ndërkombëtar. Prokuroria,  disa herë është akuzuar për bashkëpunim me autoritetet serbe, vonesa të qëllimshme në nxjerrjen e materialeve, mos-zbatim të urdhrave, mos-zbatim të afateve e shumë shkelje tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Avokati i Rexhep Selimit, Xhefri Roberts e ka marrë në pyetje dëshmitarin e 16-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Geoffrey Roberts: Jemi të lumtur që ka ardhur fundi i çështjes së prokurorisë, presim rezultat pozitiv

Geoffrey Roberts, avokati i Rexhep Selimit, ka shprehur kënaqësinë e tij në një intervistë për …