Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të opozitës. Ajo ka shkruar se opozita ka mendjen të pushteti dhe lidhjet me strukturat kriminale. Ajo ka shkruar se vendimet e Qeverisë janë të drejta dhe të ligjshme, sa i përket çështjes së targave por janë për keqardhje dhe të turpshme qëndrimet e subjekteve opozitare. “Fatkeqësisht opozita e sotme apo qeveria e djeshme as atëherë as tash nuk mbështesin vendimet e drejta, madje sot vuajmë pasojat e marrëveshjeve të tyre të dëmshme. Prandaj edhe do të duhej të kishte unifikim rreth tyre. Ata duan që t’i lëshojmë pe Serbisë e të përmbushen apetitet e Vuçiqit, disa për shkak të lidhjeve me strukturat kriminale e disa të tjerë e kanë mendjen veç tek pushteti” ka shkruar mes tjerash, ministrja, Albulena Haxhiu, e cila është edhe zyrtare e lartë e partisë politike, Vetëvendosje.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …