Davenport: Të mos lejohet që dallimet për çështjet aktuale të kërcënojnë ato që janë arritur në vitet e fundit

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport ka reaguar për zhvillimet e fundit në vendin tionë pas vendimit të Listës Serbe për t’u larguar nga institucionet e Kosovës. Ai ka bërë thirrje që të mos lejohet që dallimet për çështjet aktuale të kërcënojnë ato që janë arritur në vitet e fundit. “Integrimi i Policisë së Kosovës dhe gjyqësorit ka qenë shumë i rëndësishëm për të mbajtur dhe forcuar sundimin e ligjit në Kosovë, dhe për të ruajtur interesat e komuniteteve joshumicë. Jam i shqetësuar nga veprimet e fundit dhe deklaratat që kërcënojnë këtë integrim, që është një nga përfitimet më të mëdha të dialogut të ndihmuar nga BE-ja, dhe nga i cili kanë përfituar gjitha komunitetet. U bëjë thirrje palëve që të mos lejojnë që dallimet për çështjet aktuale të kërcënojnë ato që janë arritur në vitet e fundit. Dua të shprehi gatishmërinë e Misionit të OSBE-së në Kosovë për të vazhduar përkrahjen e integrimit të Policisë dhe gjyqësorit, dhe brenda mandatit të vetë të përkrahë implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialog” thuhet në deklaratën e shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …