Me flamuj në dorë, në Mitrovicën e Veriut kanë filluar të tubohen serbët për protestë e paralajmëruar për sot në mesditë. Protesta është thirrur nga drejtuesit e Listës Serbe, të cilët kanë marr vendim për largimin e pjesëtarëve të pakicës serbe nga institucionet e Kosovës. “Vëllezër e motra, le të mblidhemi të gjithë nesër në kuvendin e përgjithshëm kombëtar në Mitrovicë në ora 12:00, para përmendores së perandorit Llazar nga do t’i themi Europës dhe botës njëzëri dhe unanimisht se vendi ynë i vetëm është Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq! Të tregojmë se sa shumë e duam Serbinë. Flamujt në dritare!!!” thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …