Xhelal Sveçla

Sveçla: Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po i përmbushin detyrat e tyre zyrtare me përkushtim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar se pjesëtarët e Policisë së Kosovës po i përmbushin detyrat e tyre zyrtare me përkushtim. Ai ka njoftuar se i ka vizituar pjesëtarët e policisë në pjesën veriore të vendit dhe ka parë nga afër angazhimin e tyre për të siguruar ambiente të qetë dhe të sigurt. “Sot isha për vizitë në pikën kufitare në Bërnjak, në stacionin policor të kufirit në Bërnjak dhe në stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik. Gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si e tillë, ajo do të vazhdojë të kryejë misionin e saj me gatishmëri të plotë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim”, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …