Një grup i të rinjve në lagjen e boshnjakëve, në Mitrovicë, kanë vendosur flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar. Ata janë cituar të kenë deklaruar se qëllimi i vendosjes së këtyre flamujve është që të dëshmohet se edhe pjesa veriore është tokë e Kosovës dhe e shqiptarëve. Radio Televizioni Dukagjini njofton se gjatë vendosjes së flamujve nga të rinjtë në lagjen e boshnjakëve, ka pasur prani të Policisë së Kosovës afër vendit të ngjarjes.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …