leoni

Josep Borrell

Borell: Tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës ka potencialin për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren

Përfaqësuesin e lart të Bashkimit Evropian, Josep Borrell është cituar të ketë thënë se tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës ka potencialin për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren. “Zhvillimet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i vënë në rrezik vitet e punës së palodhur dhe arritjet e arritura në kuadër të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe pengojnë situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë. Ne i bëjmë thirrje Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që të respektojnë obligimet e tyre të Dialogut dhe të kthehen në institucionet e Kosovës për të përmbushur detyrat e tyre, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale” ka vlerësuar mes tjerash, përfaqësuesin e lart të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …