Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratën e Sali Berishës në një artikull të mediumit DailyMail ku është shprehur se sipas tij, “Shqipëria është vendi më i rrezikshëm në Ballkan”. Kryeministri Rama në reagimin e tij ka shkruar se shkruan se vetëm shërbëtorët e së keqes mund të thonë këto fjalë dashakeqe për Shqipërinë dhe i cilëson si deklaratë turpi. Vetëm shërbëtorët e së keqes, jashtë-nxjerrjet e një kombi, pjella e mbrapshtë e sojit të lig që e ndjek pas si hija e një mallkimi këtë vend qysh prej vitit 1912, mund të lëshojnë në një gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në reagimin e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …