Mehmet Musa

Mehmet Musa: 7 Orë me gjeneral Nasim Haradinaj!

Bota eshtë teatër e, njerzit jan artista, jan artista në rrolet e tyre aq sa jan aftësuar duke u përballur me rrebeshet e jetës.Edhe mua më filloi mirë e mbarë muaji më i bukur i vitit nëntori. Eshtë më i madhi i vitit sepse në te gërshetohen data me rëndesi historike që pasurojnë thesarin e hostorisë s‘onë kombëtare.Në nëntorë u çlirue Shqipëria,në nëntor u shpall pavarësia e Shqipërisë nga turkomanët e në nëntor u mbajt kongresi i Manastirit ku u vendos formimi i alfabetit të gjuhës ,s‘onë më të bukur alfabeti me të cilin shërbehem sot e nesër.Po edhe unë në kete nëntor përjetova gëzimin e pakët në jetën t‘ime që as ëndërr nuk e kisha parë e,as menduar. Me datën 5 nentor më caktuan datën e takimit për ta vizituar trimin,kryengritësin e panënshtruar,luftëtarin e lirisë ,arqitektin e UÇK-së e burrin më të madh që ka sot Dukagjini në jetë gjeneral Nasim Haradinaj,nga ora 09:00 e deri në ora 16:00.Tërë natën s‘më zuri gjumi, isha i paaftë ta drejtoj makinën 4-5 orë në një drejtim por,Shqiponja dhe Shqiptarja shprehën gadishmërinë që të me shoqëronin ,sepse më kuptuan se kam ndjenja të përziera,dhe isha tepër i ligështuar,sepse mendoja se si do ta gjejë Nasimin,a eshtë i mërzitur dhe i ligështuar me padrejtësitë që e sprovoj jeta,një jetë të terë në këmbë që nga bangat e shkollës fillore,asnjëhere i gjunjëzuar e dorzuar,çdo here me kokën lartë e gjoksin hapur përball stuhive sllave e shqipfolëse.Mendja më tretej të baca Ismail Haradinaj,ku një pjesë kogja e madhe e kolegëve te Tij të arsimit mernin yrysh të paisën me testerën e LKJ-së,e Ai me shokët e Tij lidhi besën që me kazmë e lopatë nga themelët ta luftojnë e çrrenjosin ate LKJ-ë që kishte mbështjellë si gjarpër trupin e trojeve tona dhe,ashtu u bë.Mendoja te nëna e Nasimit,Xhigjen qe kisha parë me motren e Tij Shqipen duke i gra qerres me kuaj me disa dru per dimër,sepse baba me tre të bijtë ishte degdisë neper burgje,dhe s‘kishte ngelë mashlull në shtëpi.Mendja më tretej në dhjetorin e vitit 1981 ku në stacionin e autobusëve në Pejë takoj Agronin e vogel që nuk kishte ende 16 pranvera me gjyshen Tyshë e nënën e Tij duke u kthyer nga vizita e Bacës në burg, e mebdoja të kokëfortësia e Nasimi duke e zënë të gjallë shkaun e shkinës në luftën e UÇK-së e,ku nuk më vajti mendja deri sa edhe të dhomat e specializuara të Serbisë me seli në Haag,dhe gjygji i qelbur nga qelbanik të qelbur e,ku nga i akuzuar ,u bë gjyqtar duke i akuzuar rëndë korin dhe horat të cilët në emër të drejtësisë e me para të popullit tonë po bënin padrejtsinë më të madhe të këtij shekulli.

Fiks në ora 09:00 arritëm në cak, Shqiptarja dhe Shqiponja që drejtonin makinën ,më than se do

shetisim neper qytet ,por pasi të hyshë mbrenda sepse Shqiptarja e njeh mirë gjuhen

angleze,dhe në ora 16:00 jemi të dera,u paraqita te dera e hymjes,zbatova rregullat e

natyrshme,hyra mbrenda,më pyetën se kend do ta vizitoja,me tha Shqiptarja,i thas Shqiptares

thuaju;do vizitoj gjeneralin t‘im,zyrtari prap pyeti si quhet Ai,i thash Shqiptares thuaju Ai eshtë

Isus Krishti dhe Muhamedi im.Kupto than,emer e mbiemer,atëhere u pergjigja Nasim Haradinaj

dhe,u ham një derë me qelsa,nje komtroll rigoroz sikur të hyshë në aeroplan,çdo gje ,celular etj,i

le në kasafortë.Pastaj erdhi një gardian i burgut,i kaluam disa oborre te gjitha me

hekura,gardiani e bëlbëzonte ngapak gjermanisht,duke e njohur karakterin e,Nasim Haradinaj e

duke menduar se edhe vizitorët e Tij jan si Nasimi, filloj të më tregoj me dorë se në katin e katert

ajo dritarja lartë eshte dhoma ku ka qëndruar Sllobodan Millosheviçi,pastaj ajo tjetra Karagjiçi e

kjo në katin e dytë Mlladiçi, e unë e pyta në të cilën dhomë do të qëndroj Aleksandër Vuçiqi që

ishte ministër i Millosheviçit,ai vetëm rrudhi krihët,duke hecur rrugës folëm edhe per gjeneral

Nasimin ,i thash se eshtë padrejtsisht këtu Nasimi,gardiani më tha une nuk kam faj.

Dhe arritëm të dera e fundit ku më priste Nasim Haradinaj.Por fati im kishte qenë më i madh dhe

vendosur se qëndrimi im për të takuar sa më shum luftëtar lirie,sepse atë ditë kishin patur vizita

edhe tre krerët e UÇK-së Hashim Thaçi,Kadri Veseli e Rexhep Selimi.Dhomat ishin të veçanta

në një koridor,dhe po sa u hap dera ishte Nasimi së bashku me Rexhep Selminin,u hutova per

sekonda por u gëzova pa masë ,së pari i dhash dorën dhe e përqafova si vëllaun t‘im Xhevdetin

,Rexhep Selimin pastaj Nasim Haradinaj,u perpoqa që ta mbajë veten mos të më rrjedhin lotët,

nuk kishte gjë më kijamet e më të vështirë në jetë për ate që ka ndjenja njerzore se, ti shofish

prapa grilave ata burra të kombit të cilët kan berë aq shum për atë vend që pas 150 viteve

robëri ti shporrin nga trojet tona lugatët e karpateve.

Deri sa unë flitnja ,gardianët shiqonin,njeri dinte ngapak shqip,ju drejtova

gjeneralit;gjeneral , ngrite kokën lartë ashtu siç e ke patur çdo here,sepse

gradat t‘Uaja nuk i ke nga Nikolla Lubiçiqi,Velko Kadijeviçi ,Branko Mamulla

e nuk ishe burrë shkine por,gradat t‘Uaja jan qendisur mbi supet t‘Uaja me

mësimet e bacë Ismailit e bacë Jusufit e,të kombinuara me gjakun e

Luanit,Shkëlzenit,Enverit e Himë Rasim Haradinaj i cili pa i mbushur 17

pranvera rae siç ranë heronjët e Vigut.Prandaj të lutëm gjeneral në emër të

familjeve të dëshmorëve të kombit,më,lejo që ta puthë dorën e ta puthë

ballin qe po të shëndritë taman si rreze dielli mbi Dukagjin,

U ulëm ballë -përballë në dhomën e vizitorëve me Nasim Haradinaj, ku papritmas troket dera

dhe hyri mbrenda me dy kafe në dorë Presidenti i shtrenjët i Kosovës Hashim Thaçi,u ngritëm u

morëm ngryk sikur të njiheshim para shum viteve edhe pse ishte hera e parë që takoheshim

bashk.Edhe presidentit is thash dy fjalë ;në kohen e profetëve ,profetët më të mirin djalë duke ia

mbyllur sytë me shami e thernin thikë për kurban,ndersa Atdheu ynë ka zgjedhur më të mirët

djem por,jo lidhur sytë me shami,po me sy hapur e vigjilent që te jeni kurban me krih e,së shpejti

një ditë do të fluturoni e vini ne folenë t‘Uaj,në familjën ,e votrën t‘uaj pran varreve të

dëshmorëve të Atdheut e në mesin e shokëve t‘uaj të të luftës e të armëve.Ajo ishte privilegj i

rrallë për mua,ku kishim të drejt ne vizitorët të i vizitonim edhe dhomat tjera,shkoja të dhoma e

Kadri Veselit e Rexhep Selimit,të katertit sa ishin aty sejcili më dukej më vëlla se tjetri, ndersa

gjenerali im rrinte çdo here me fytyrë qeshur.Më ngeli merak që nuk pata fat ta takoja

zëdhënësin e parë të UÇK-së Jakup Krasniqin e,ma donte zemra ta takoja kushëririn t‘im nga

fisi Pjeter Shalën.Kështu këte të shtunë me 5 nëntor i kalova shtatë orë si shtatë minuta me bijtë

më të mirë të dheut e Atdheut tonë të shumvuajtur,duke u kthyer me zemër e shpirtë të lëndusr

por duke shpresuar se së shpejti do takohemi me ta në qiellin e hapur të Kosovës ku Kosovë

shamizeza i pret me duar hapur e me padurim bijtë e sajë çlirimtar.

Paçi shëndet e jetë të gjatë o çlirimtar!

Lavdi dëshmorëve të Atdheut!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …