Zenel Zekolli: Na paska ikur nga kjo jetë bashkëluftëtari-bashkëfshatari ynë Bllacjan Osman Bajraktari

Zenel Zekolli: Na paska ikur nga kjo jetë bashkëluftëtari-bashkëfshatari ynë Bllacjan Osman Bajraktari

Eprori i Luftës së UÇK-së, Zenel Zekolli  ka njoftuar opinion publik se ka vdekur Luftëtari i lirisë Osman Bajraktari. Me këtë rast ai ka shkruar: Eeeh sa shpesh po na ikin në amshim ata që luftuan për Atdhe, ata që na e sollën Lirinë! Osmani ju përgjigj thirrjes për Liri në ditët e para tê luftës, luftoi si i ka hije një luftëtari, një burri Bllacjan. Pas luftës si shumë bashkluftëtarë të tjerë edhe Osmani morri rrugën e gurbetit, duke punuar në shtetin e Sllovenisë. Do të kujtojmë përgjithmonë bashkluftëtari jonë Osman Bajraktari. Lavdi kontributit tuaj për Atdhe. Për ditën e vorrimit do të njoftoheni me kohë, pasi Osmani ka  ndërruar jetë në Slloveni ( nga një atak në zemër) Ngushëllime familjes bashkluftëtarëve, dhe mbarë Bllacës Legjendare! U prehsh nē paqe luftëtari i UÇK-së, Osman Bajraktari, ka shkruar në postimin e tij bashkluftëtari Zenel Zekolli.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …