leoni

Lista Serbe

Pas vendimit për largim nga institucionet, deputetët e Listës Serbe i kanë dorëzuar edhe mandatet në Kuvendin e Kosovës

Pas vendimit për largim nga institucionet e Kosovës, deputetët e Listës Serbe sot i kanë dorëzuar edhe mandatet e tyre në Kuvend, ka bërë të ditur  shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Ilir Kërçeli. Ai  ka thënë se dorëzimin e ka pranuar zyrtarisht nga administrata. Të shtunën më 5 nëntor, Lista Serbe ka njoftuar për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës. Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës. Dje më 6 nëntor, kanë dhënë dorëheqje edhe kryetarët e katër komunave veriore.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …