Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të hënën ia ka dërguar një letër kryeministrit Albin Kurti në lidhje me situatën në veri të vendit. Në këtë letër, Krasniqi ka shprehur gatishmërinë e PDK-së për t’i ndihmuar institucionet e Kosovës për ruajtjen e sovranitetit të vendit. Po ashtu në këtë letër, Krasniqi i ka bërë thirrje Kurtit që të koordinohet me opozitën dhe faktorin ndërkombëtarë. Zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit janë shumë shqetësuese dhe cenojnë funksionimin, stabilitetin dhe sovranitetin e shtetit tonë. Në këtë situatë, ku epilogu është i paqartë e rreziku i përshkallëzimit është evident, komunikimi dhe harmonizimi i veprimeve të institucioneve dhe të gjithë akterëve politikë është i domosdoshëm. Për t’i shprehur qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës, sot i kam dërguar një letër Kryeministrit Kurti, ka saktësuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …