Turpi i kohës, në platformat kabllore të Kosovës lidhur me radhitjen e televizioneve. Aktualisht pozita numerike e TV Diellit, me tri shifra 235. Dikur ishte me dy ndërsa numri 2 i sigurohet televizionit të serbëve të Kosovës!
Është padrejtësi deri në pakufi, sesi janë injoruar dhe injorohen nga pushtetarët dhe magnatët platformave kabllore, Radio Kosova e Lirë dhe Televizioni Dielli! Ky fakt tregon se Kosovën e udhëheqin dhëndurët e serbëve dhe bijat e tyre! Për këtë fakt as pak nuk është për t’ u habitur pse ata se nuk i promovojnë e nuk i ndihmojnë vlerat kombëtare!
Duket se ashtu sikur edhe në të kaluarën, po dihet se pa qenë aleat i serbëve vështirë është të arrihet në qeverisje të shqiptarëve!
Nuk po e apostrofoj asnjërën qeveri, të deritashme, pasi që të gjitha, pa përjashtim u treguan të pa drejta me Radion Kosova e Lirë e tani edhe me Televizion Dielli!
Kjo Radio e ky Televizion janë mediumet më të rëndësishme me përmbajtje kombëtare, që mbrojnë e proklamojnë vlerat e luftës, kujtojnë betejat, jetën dhe biografitë e të gjithë dëshmorëve të tri luftërave tona çlirimtare, martirët e të rënët për liri!
Këto dy medie edukojnë brezat e sotëm me atdhetarizëm dhe kultivojnë vlera për të ardhmen!
I padrejtë ishte edhe fakti se disa nga luftëtarët që u veshën me pushtet pas luftës edhe ata ia kthyen shpinën dhe kurrë nuk e mbrojtën as se ndihmuan këtë medium, këtë aset të veçantë kombëtar i themeluar në nëntor të vitit 1998 nga SHP i UÇK-së.
Ju urojmë jetë, vullnet, shëndet e forcë stafit luftarak në luftë e në paqe, të Kosova e Lirë e Televizionit Dielli… Ecim para vëlla Kthim prapa nuk ka!