Kryetari Nura dhe nënkryetari Lushtaku, kanë vizituar Stacionin Policor në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, kanë vizituar sot Stacionin Policor në Skenderaj, ku janë pritur nga komandanti Muhamet Kajtazi dhe stafi i tij policor. Në takim është diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë brenda territorit të komunës së Skenderajt përfshirë fshatrat Bajë e Syriganë, e cila u vlerësua e mirë dhe e qetë. Kryetari Nura ka ripërsëritur gatishmërinë për të ofruar në çdo kohë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, në të mirë të interesit të qytetarëve dhe në funksion të sigurisë publike. Takimi i sotëm vjen si rezultat i zhvillimeve të fundit në veriun e Kosovës, ku përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nga komuniteti serb dhanë dorëheqje nga përgjegjësia institucionale dhe organet shtetërore, në shenjë pakënaqësie për mosrealizimin e kërkesave nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …