Për herë të parë, gjatë mujave të fundit, kryeministri Albin Kurti ka folur hapur lidhur me propozimin të ashtuquajtur gjermano-frëng. Kurti ka thënë me këtë rast se e ka vlerësuar dhe nuk e ka kundërshtuar, ndonëse i ka pasur disa vërejtje. Serbia, sipas tij, e ka refuzuar. Më pas ka treguar në mënyrë kronologjike se si erdhi deri te një propozim për marrëveshje. “Unë e thash shumë qartë , nuk është për të mos e pranuar, por për ta maskuar refuzimin e planit. Pra, ata e kanë refuzuar planin, e kanë refuzuar propozimin. Dhe, tani i bëjnë këto drama…”, ka thënë Kurti. Ne e kemi parë si hap në drejtimin e duhur, meqenëse ato nocionet që përdorën, janë vlera. Për dallim prej dakordimeve të mëhershme, që ishin përbrenda – le ta quajmë ideologjisë së zgjidhjeve të problemeve”, ka thënë ai. Më tutje, Kurti ka thënë se gjithçka nisi më 18 gusht, kur ai është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …