Kryetari Nura ka pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së Sazan Ibrahimi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka mirëpritur sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin në mes Komunës së Skenderajt dhe AKK-së. Kryetari Nura e ka falënderuar Ibrahimin për mbështetjen e këtij asociacioni që u ofron komunave të Kosovës, në kuadër të përfaqësimit të interesave të tyre dhe lobimit për qeverisjen e mirë lokale. Edhe Ibrahimi nga ana e tij është shprehur falënderues ndaj kryetarit Nura për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të Komunës dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës, duke u zotuar për vazhdim të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …